Rama ia tha publikisht të vërtetën Serbisë për Kosovën
Eksperti i çështjeve ballkanike, Daniel Server ka thënë se vizita e Edi Ramës në Serbi është pozitive dhe i shërbën marrëdhënieve të mira mes shtetit shqiptar dhe atij serb.

Duke iu referuar konferencës së djeshme të shtypit dhe shkëmbimit për Kosovën, Serwer tha per VOA se është e qartë që kryeministrat Rama dhe Vuçiq kanë qëndrime të kundërta për Kosovën dhe kjo është e ditur pavarësisht nga fakti nëse e thonë apo jo në një konferencë për shtyp.

“Ajo që tha Edi Rama në Kosovë, është diçka që shumë udhëheqës të huaj i kanë thënë Serbisë privatisht. E veçanta në këtë rast është që u tha publikisht. Kryeministrit të Serbisë i duhej të përgjigjej ashtu siç u përgjigj, sepse Serbia nuk e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ose që të jemi më të saktë nuk njeh sovranitetin e Kosovës, se në fakt e ka njohur që nga marrëveshja e prillit 2013 integritetin territorial të Kosovës”, tha Server.

Serwer tha se nuk e konsideron provokim atë që tha Rama, pasi është një qëndrim që e kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Ai thotë se është e rëndësishme për udhëheqësit e zgjedhur në rrugë demokratike të deklarojnë qëndrimet e tyre hapur në publik./dionis xhafa - albeu.com/
Shtuar më 11/11/2014, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori