Rama ia sheh "hajrin" izolimit: Tregon pikturat e reja, ku një kushton deri në 30 000 euro (FOTO LAJM)

Si pjesa më e madhe e njerëzve, edhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta shfrytëzojë karantinimin për të punuar mbi projektet e tij.

Në imazhet e bashkëngjitur lajmit, mund të shihni se çfarë ka pikturuar kryeministri në ditët kur shqiptarët dhe ai vetë, siç ka thënë, u izoluan totalisht në shtëpi.

Në një intervistë përmes Skype, me Kate Broën për "artnet neës", Rama ka treguar ndër të tjera se si po e përdor artin për të menaxhuar stresin dhe ankthin në ditët e pandemisë.

Në shkrim thuhet gjithashtu se çmimet e pikturave të kryeministrit shqiptar shkojnë nga 3.500 euro deri në 30,000 euro.

Pjesë nga intervista:

Si po e menaxhoni krizën, politikisht dhe si artist, nga shtëpia? A jeni në gjendje të shkoni në zyrën tuaj, gjë që unë e kuptoj është edhe studioja juaj?


RAMA: Politikisht ne po bëjmë më të mirën që mundemi dhe duke qenë të vetëdijshëm për dobësitë tona, ne ishim ndër të parët në Evropë që zbatuam masa për t’i bërë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Si artist, jeta vazhdon njësoj, në zyrën time. Së bashku me shoqen time të mirë Mia Enell, një piktore e shkëlqyer suedeze që jeton në Nju Jork, bëmë një shfaqje të bukur virtuale falë iniciativës në Instagram të Carlier Gebauer, me hashtagun #InTouch.


Seria juaj e vizatimeve më të fundit, të ndara me hashtagun e galerisë #InTouch…a mund të na thoni se çfarë do të thotë për ju kjo seri e veçantë, në lidhje me krizën, dhe si e keni zhvilluar atë?


RAMA: Ato janë bërë në një mjedis shumë të veçantë pa njerëz përreth, ndërsa ndiqja me ankth të dhënat ditore dhe parashikimet e përhapjes së mundshme. Pjesa tjetër ishte po ajo, duke hedhur linja dhe ngjyra në fleta ndërsa vazhdoja të mendoja për punët e ditës.


A keni menduar për artin publik ndryshe si kryeministër, veçanërisht kur u përballët me tërmetin dhe tani krizën nga COVID-19?


Jo dhe aq. Unë mbetem i gatshëm për sa i përket përzierjes së artit me politikën dhe anasjelltas, megjithëse duhet të pranoj që prejardhja ime si artist përcaktoi shumë mënyrën time të të menduarit për hapësirën e veprimit politik dhe nevojën për të bukurën në hapësirën publike.




Shtuar më 29/04/2020, ora 20:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori