Rama shet për herë të parë Tahirin, në prani të Erion Veliajt
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare deklaroi se që3 sot duhet të nisë fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Ndër të tjera, ai nuk kurseu edhe kritikat e Tahirit për punën e tij në zgjedhjet e 2017, ku qarku i Tiranës i drejtuar nga Tahiri mori shumë pak deputetë.

"Duhet të bëjmë një organizim të thelluar në territor, të marrim eksperiencat më të mira të mos harrojnë pasqyrën e rezultateve të zgjedhjeve të shkuara.

Të shikojmë diferencat mes Fierit dhe Tiranës, për të marrë një shembull.

Për të kuptuar se çfarë do të thotë organizim kapilar. E patëmFier dhe morëm 10 deputetë, se patëm në Tiranë dhe morëm më pak se në Fier, në raport me votat dhe në raport me ato punë të mëdha që kemi bërë në Tiranë", u shpreh Rama duke sulmuar drejtpërdrejt Saimir Tahirin, ndërkohë që në sallë ndodhej edhe Erion Veliaj, rivali kryesor i ish-ministrit të Brendshëm brenda në PS. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2018, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori