Rama i vendosur për prishjen e Teatrit, nis seanca plenare
Pëlqej
Maxhoranca është e vendosur që të prishë Teatrin Kombëtar aktual për të ndërtuar në vend të tij gjashtë kulla me teatër.

Qeveria ka vendosur që të mos e marrë vetë vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, por këtë ta bëjë me ligj duke shpërndarë kështu përgjegjësinë.

Lidhur me këtë, ka nisur sot seanca plenare për votimin e ligjit në fjalë.

Në sallë ndodhen vetëm deputetët e mazhorancës dhe 2 deputetët e LSI-së që kanë marrë pjesë vetëm për procedurë. Opozita ndodhet në Vlorë, ku do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ndërkohë që në seancën e sotme pritet të raportojë për kriminalitetin edhe kryeprokurorja Arta Marku.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar Ruçit që të mos ketë shtyrje të votimit për projektligjin për Eurobondin, por të miratohet me procedurë të përshpejtuar në fund të seancës së sotme.
Shtuar më 20/09/2018, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori