Rama i turret Blushit dhe PD për kriminelët: Jeni të vegjël në ide!
Kryeministri Rama ka marrë hak duke iu kundërpërgjigjur akuzave të PD në lidhje me çështjen Rroshi, por edhe deputetit rebel Blushi, i cili të enjten në Kuvend tha se në PS ka kriminelë.

Duke folur nga Asambleja e Forumit të Gruas Socialiste, Rama këmbënguli se në Parlament dhe në Partinë Socialiste nuk ka kriminelë dhe këto akuza jane nga ata që janë të vegjël në ide dhe në qytetari.

“Ne sot kemi një Kuvend që nuk është Kuvendi i kriminelëve, por i numrit më të madh të grave dhe vajzave.

Përpjekja për ta kriminalizuar PS është reagimi i kuptueshëm i atyre që përballë PS janë të vegjël në përmasë, në alternativë, të vegjël në ide, të vegjël në qytetari dhe shumë të vegjël në raport me sfidat”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar më 04/06/2016, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori