Rama i thur lavde Hashim Thaçi: Liria ka emrin e tij! (FOTO LAJM)

"Liria e ka një emër".

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të ish-presidentit Hashim Thaçi duke e cilësuar si përkufizimi i lirisë së shqiptarëve të Kosovës.

Ish-kreu i shtetit të Kosovës ndodhet në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Bashkë me të në Hagë po përballen me drejtësinë edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kreu i qeverisë shqiptare, por edhe liderët e tjerë politikë nga Presidenti te kreu i opozitës kanë shprehur mbështetjen për kupolën e UÇK-së.
Shtuar më 14/11/2020, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori