E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Rama i shton edhe një "taksë" tjetër ndërtimit: Sigurim me detyrim, ndryshe s'ka leje
Kryeministri Rama ka shpjeguar sot se do t'i detyrojë bizneset ndërtuese që të blejnë polica sigurimi tek kompanitë e sigurimeve nëse do të duan të marrin leje ndërtimi apo riparimi për to.

Rama shpjegoi se kjo është një masë për të siguruar se godina përputhet me atë për ç'ka është marrë leja, ndërsa theksoi se kjo ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve.

Kjo është një hap drejt vendosjes me detyrim të sigurimit të pronës për qytetarët, gjë për të cilën kanë lobuar fortë prej vitesh kompanitë e sigurimit duke e patur një treg të sigurt dhe miliardësh në dorë, shkruan Albeu.com.

Duket se lobimi i tyre tek qeveria ka dhënë efektet dhe tashmë Rama iu siguron një treg të madh duke rritur sërish koston finale të ndërtimit në vend krahas taksave të shumta të bashkive duke bërë që blerësit të paguajnë çdo ditë edhe më tepër çmime të kripura.

Sigurimet janë fusha tjetër ku qeveria ia ofron me ligj ose me vendim të sajin tregun privatëve duke i detyruar qytetarët që të paguajnë dhe vetëm paguajnë pa patur mundësi të kenë zgjidhje alternative. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2019, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori