Kreu i partisë Soacliaste Edi
Rama ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me
vonesat e kryera për reformën
zgjedhore dhe atë parlametare. Në mbledhjen e grupit parlamentar
Rama u shpreh se këto
reforma duhet të ishin drejtë finalizimit por akoma ishte shumë larg këtij
objektivi.
"Jemi shumë të shqetësuar lidhur me dështimin e procesit në raport me afatet. Sot, sipas afatit duhet të ishim drejt finalizimit të reformës
zgjedhore në pak ditë të mbetura të shkurtit, jemi shumë larg këtij
objektivi dhe kjo për shkak të një zvarritje nga pala tjetë. E njëjta gjë dhe me reformën parlamentare.
Reforma parlamentare ka mbetur në pikat kyce të saj. Nëse këto
reforma nuk kalojnë atëherë integrimi është i kompromentuar. Përgjegjësi i vetëm është qeveria shqiptare” deklaroi
Rama duke shprehur vullnet për të miratuar ndryshimet që duhet të marrin konsensusin në Komisionin e Ligjeve. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2012,
ora 12:39