Rama i rikthehet vrasjes së Klodian Rashës: Mos ndodhtë më as për 1 mijë vjet!
"Nuk është nevoja që të ndodhë prapë, e kurrë mos ndodhtë më për 1 mijë vite, dhe nuk është nevoja që të jetë kaq ekstreme ngjarja, që të na vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet..."

Gjatë prezantimit të Ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i qeverisë Edi Rama është rikthyer sërish te vrásja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, për të cilën tha që është zbardhur në kohë rekord.

Rama tha se kjo ngjarje duhet të shërbejë si refleksion për reforma dhe në radhën e Policisë së Shtetit dhe nuk duhet të përsëritet më as në përmasa më të vogla, të cilat kreu i qeverisë i quajti drama.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

"Djali u vra në rrethana që janë zbardhur, dhe nuk kanë kaluar 7 vite, kanë reaguar vetëm pak ditë. Reagimi ndaj kësaj ngjarje, kam parasysh Ministrinë e Brendshme, nuk ka asnjë krahasim me reagime të ngjashme me vrásje që kanë ndodhur më parë.

Ka dhe të vrarë, vrasja e të cilëve është kthyer në film dhe është arritur që të manipulohen provat. Nuk janë ngjarje të 100 viteve më parë. Policia gjëra e parë që bëri ishte heqja dorë nga hetimet, sepse kishte konflikt interesi, dhe ngjarja u mor në hetim nga SHÇBA.

Dhënia e pensionit të posaçëm është një akt përgjegjësie, dhe sipas këtyre që na qenka një rivrásje e të riut. Nëse do të ishte vrárë aksidentalisht nuk do të merrte pension të veçantë, pa shkuar të dorëheqja e ministrit të brendshëm, të cilit i shpreh respektin për këtë leksion qytetarie, gjatë kryerjes së detyrës.

Jemi në kushtet kur asnjë krahasim me të shkuarën nuk është i mundshëm, në raport me të ardhmen ka shumë për të bërë akoma, kjo që ndodhi ishte një rrufe në qiell të hapur, për shkak të përdorimit brutal të forcës, por nuk duhet të mbetet pa një reflektim për të gjithë sistemin e organizimit të Shqiponjave.

Nuk është nevoja që të ndodhë prapë, e kurrë mos ndodhtë më për 1 mijë vite, dhe nuk është nevoja që të jetë kaq ekstreme ngjarja, që të na vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet, dhe në askeptet e motivimit psikologjik shkallën e gadishmërisë së trupave që janë në atë zinxhir, nivelin e trajnimit të tyre, procesin e trajnimit, dhe pa shkuar të ekstremet", u shpreh Rama.
Shtuar më 18/12/2020, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori