Rama i reagon partisë së Merkelit: Faleminderit por e pamundur
Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, ka kërkuar në mënyrë të qartë shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri.

Por Kryeministri Rama, i vënë në presion të fortë nga opozita dhe qytetarët e vendit, si dhe tashmë edhe nga faktori ndërkombëtar, vazhdon të këmbëngulë në të tijën duke pretenduar se “30 qershori nuk është në dorën tonë”.

Ja çfarë publikoi në rrjetet sociale Kryeministri pas mesazhit të qartë nga Gjermania.

U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!

Gjatë ditës së sotme, në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët, Johann David Ëadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, shprehin shqetësimin e tyre për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.
Shtuar më 23/05/2019, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori