Rama i qan hallin Balliut e Salianjit e akuzon Bashën se po i heq "qafe"
Pas videomesazhit të kryedemokratit, Lulzim Basha i cili i bëri thirrje Ramës që të zbatojë planin e PD për menaxhimin e pandemisë, ka reaguar kryeministri.

Basha theksoi se Rama në vend që të luftojë COVID-19, po përhap gënjeshtra monstruoze kundër tij.

Por në një postim në Twitter, Rama shprehet se ai nuk fshihet pas asnjë Komiteti, ndërsa thotë se Basha bëri një Komitet për të ‘vrarë’ Klevis Balliun, çunin e Fahri Balliut.

“Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut!” përfundon Rama.

Postimi i plotë:

Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t’u fshehur siç bëre komitetin për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit! Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut!
Shtuar më 11/11/2020, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori