Rama i prerë me deputetët: Mos më hyni mik për të bërë njerëzit tuaj drejtora
Nga mbledhja e grupit parlament që u mbajt sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kryeministri i vendit Rama është treguar i prerë ndaj deputetëve që të mos futen si miq për emërime të drejtorëve apo dhe punonjësve të tjerë në administratë. Kjo praktikë sipas Ramës duhet të marrë fund dhe se të gjithë duhet t’i nënshtrohen konkurseve.

“Harrojini emërimet e drejtorëve. Do te jenë me konkurs. Na propozoni emra, por po fitoi ndonjë tjetër më i mire, mos më hyni mik. Rekrutojini me parti pasi të bëhen drejtorë pas konkursit”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve të majtë.

Por një çështje tjetër e diskutimeve ka qenë edhe ajo e Reformës Zgjedhore, për të cilin kreu i ekzekutivit ka kërkuar një debat konstruktiv seancën e së enjtes, ku opozita në fakt është përgatitur për një debat të gjatë pas asaj çfarë ndodhi seancën e fundit ku u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit edhe kreu i tyre. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori