Rama i prerë: Do iki nga emisioni, arsyeja është Rea Xhillari
Kryeministri Edi Rama sonte është i ftuar në "Top Story" për të folur për konferencën e donatorëve ku Shqipërisë iu ofruan 1.15 miliardë Euro.

Ndërkohë që fliste për temën, Rama lajmëroi se nuk do të qëndronte në afatet e zakoshme në studio.

Arsyeja sipas tij është vajza e bashkëshortes, Rea Xhillari e cila ka ditëlindjen ndërsa argumentoi se për të ishte e pafalshme të sakrifikonte këtë herë.

“Do iki pak para afatit se kam ditëlindjen e vajzës. Kam sakrifikuar shumë herë por këtë herë është e pafalshme ta sakrifikoj,”-tha Rama.

Shtuar më 18/02/2020, ora 21:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori