Rama i prekur, rrëfen se nëna e tij vuan nga një sëmundje
Kryeministri Edi Rama sot ka udhëtuar drejt Shkodrës për të qëne i pranishëm në cermoninë e 100 vjetorin e stomatologjisë shqiptare.

Gjatë kësaj cermonie, nënëskryeministri, Aneta Ramës i është akorduar titulli "Nderi i Stomatologjisë Shqiptare", por ajo nuk ka mundur të marrë pjesë.

Kjo për shkak të një sëmundje të vështirë që ajo po kalon. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ndër të tjera shprehet krenar për arritjen e nënës së tij.

"I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin "Nderi i Stomatologjisë Shqiptare" – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës, Love you mom, Krenar për ty"- shkruan Rama në Facebook. /albeu.com/


Shtuar më 14/04/2018, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori