Kkryeministri Edi Rama ditën e sotme po zhvillon një vizitë në Turqi, ku nuk mund të mungonte takimi i tij me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan të cilin e konsideron mik të çmuar.
Ka qenë kryeministri Rrama ai i cili e ka bërë me dije duke publikuar një foto pranë Presidentit, teksa ndodhen në rezidencën e tij e pijnë çaj.
Rama bën me dije se kanë diskutuar gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e
përballjes me
Covid-19, ecurinë e
bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Postimi i Ramës
Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e
përballjes me
Covid-19, ecurinë e
bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇹🇷
Shtuar më 14/09/2020,
ora 15:07