Basha i përgjigjet ashpër Ramës: Je shterp
Pëlqej
Kreu i PD-së, Lulzim Basha reaguar pas fjalës së Ramës i cili i përmendi fantazmat e Patozit e Topallit në Kuvend.

Basha deklaroi se kryeministri nuk e mbulon dot shterpësinë dhe mungesën e programit me diversione ndaj opozitës.

“Edi Rama këtu ke ardhur të kërkosh votëbesimin e Parlamentit, nuk ke ardhur të flasësh në emrin tim as në emër të opozitës dhe nuk mund të flasësh kurrë, as në emër të PD dhe as të asnjë parlamentari që është në opozitë me ty.

Eshtë shprehje e shterpësisë totale të fletushkës që ke paraqitur në vend të programit dhe e mungesës totale të programit që karakterizoi jo vetëm fushatën por edhe pas fushatës, që 10–minutëshin e fundit, para këtij kuvendi e zgjodhe për sulme dhe diversione ndaj opozitës dhe të tjera llafe, llafe dhe vetëm llafe boshe”,- tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori