Rezultat historik, partia e ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe, fiton zgjedhjet në Japoni

Partia Konservatore e ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe ka fituar zgjedhjet në Japoni me rezultat historik.

Numërimi paraprak i votave tregoi se Partia Liberale Demokratike qeverisëse është në rrugën e duhur për të siguruar një koalicion prej të paktën 143 vendeve në dhomën e sipërme prej 248 anëtarësh.

Partia Liberal Demokratike gjatë fushatës zgjedhore ofroi një platformë për mbrojtjen e vendit si dhe përmirësimin e perspektivës  ekonomike me dy shtyllat kryesore në platformën e saj partiake që ishin “Mbrojtja e Japonisë” dhe “Ndërtimi i së Ardhmes”.

Vrasja e Shinzo Abe tronditi botën, ndërsa liderët e vendeve të ndryshme e dënuan si sulm ndaj demokracisë.

Ndërkohë Policia japoneze pranoi se në tubimin e elektoral në qytetin jugor të Naras ka pasur probleme me sigurinë.

Kishida, në selinë e partisë për kokadën tradicionale që do t’i bashkëngjitet panelit të vendeve të fituara, tha se ishte “me rëndësi të madhe” të sigurohet që zgjedhjet të mbahen vetëm dy ditë pas vrasjes së Abe. “Është dëshmi se ne nuk do të përkulemi para terrorizmit”, tha ai pasi mbajti një minutë heshtje në kujtim të kryeministrit më jetëgjatë të periudhës së pasluftës./albeu.com