Rama i përgjigjet Tahirit për arrestin: Unë nuk kam faj!
Pëlqej
"Mos e lësho Saimir Tahirin siç lëshove Fatmir Xhafajn..."

Kështu deklaroi sot Rama gjatë mbledhjes së PS ku foli për herë të parë për akuzat ndaj Xhafajt dhe arrestit të Saimir Tahirit.

Pas sulmeve ndaj opozitës, Rama i është kthyer edhe vetë kolegëve të tij, ndoshta dhe vetë ish-ministrit tashmë në arrest shtëpie.

Rama deklaroi se kolegët e tij të PS-së e kanë sulmuar se pse nuk e mbrojti Saimir Tahirin nga "arrest shtëpie", duke deklaruar se ai nuk mund t'a bëjë këtë.

"Në këtë familje, të gjithëve u është dhënë mundësia për të bërë një punë, por puna duhet bërë dhe mbajtur vetë. Unë jam bërë copë për të mbrojtuir ministrat, kryebashkiakët...

Kur Saimir Tahiri u dënua me "arrest shtëpie" unë kisha faj, sepse e mbrojta "arrest me burg", por une prapë kisha faj se pse nuk e mbrojtja nga "arrest shtëpie".

Ku hy unë në këtë mes? Dhe pse duhet të hy unë në këtë mes?"- tha Rama duke thumbuar kolegët por edhe vetë Saimir Tahirin. /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2018, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori