Rama i përgjigjet deklaratave të Metës lidhur me Vettingun
Ditën e sotme presidenti i vendit, Ilir Meta bëri disa deklarata lidhur me Reformën në Drejtësi.

Sipas tij nuk mund të quhet sukses sa kohë që vendi është pa Gjykatën Kushtetuese, ndërsa as vetë presidenti nuk e di se kur do të bëhet e mundur rifunksionimi i saj.

Kundrejt deklararatave nuk kishte si të mos reagonte Kryeministri i vendit, Edi Rama.

Sipas Ramës presidenti, që duhet të jetë garant i Kushtetutës, nuk ka asnjë pengesë për mbrojtjen e datës së zgjedhjeve në 30 Qershor.

Duke iu referuar deklaratave të Metës se djegia e mandateve ishte e gabuar, Rama thotë se në këtë pikë është dakord me presidentin, mirëpo do të donte të dinte nëse ai është dakord me prishjen e zgjedhjeve dhe skenarët për përdorimin e dhunës.

Rama shkruan në Twitter: A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit
Shtuar më 22/05/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori