Rama i përgjigjet Blushit nëpërmjet Gjylametit: Kongresi do vendosë për kryetarin
Pas akuzave të bëra publike nga Ben Blushi, kryeministri Rama ka folur nëpërmjet deputetes Blerina Gjylameti, ku bën me dije se do të jetë Kongresi, i cili do të vendosë për kryetarin.

Në përfundim të mbledhjes, Gjylameti tha se “edhe pse shumica dërrmuese ishte e mendimit se duhet të adoptojmë modelin e Partisë Laburiste, ku kryeministri apo kryetari i mandatuar të mos vihet në peshë, vendosi që t’ia kalojë Kongresit këtë vendimarrje, që të vendosë për kryetarin e PS-së.

Meqënëse kemi deputetë që thonë se prioritet është zgjedhja e kryetarit të partisë dhe jo mirëqeverisja, atëherë do jetë po Kongresi që do të vendosë”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PS-së, ku ministrat "dhanë llogari" para deputetëve, Ben Blushi paraqiti një dokument me 10 faqe, ku tregoheshin të gjitha shkeljet e bëra në statutin e partisë nga kryetari. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2016, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori