Rama i palëkundur ndaj Bashës, mbledh shtabin zgjedhor në vilën e diktatorit Hoxha
Kryeministri Edi Rama ka nisur një darkë pune me deputetët dhe ministrat në ambientet e vilës 31 në ish-bllok.

Rama ka zgjedhur që takimin ta mbajë në ambientet e vilës 31, ish rezidenca e diktatorit Enver Hoxha. Mësohet se në takim në focus do të jetë fushata elektorale e cila nis pas dy ditësh. Rreth 30 persona janë pjesë e darkës së punës.

Fushata elektorale do të nisë nga Tirana me një tubim elektoral që do të mbahet më 1 Qershor në ambientet e Parkut Olimpik ora 17:00.

Pjesë e kësaj darke pune është edhe i gjithë shtabi elektoral i PS përfshi edhe grupet e komunikimit.
Shtuar më 28/05/2019, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori