Rama i mori ekspertin dhe e bëri zv/ministër, Basha: Ndjej keqardhje!
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar emërimin e Besart Kadisë në detyrën e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë, i cili u shkarkua në 5 nëntor të 2019 nga funksionet që ka pasur në Partinë Demokratike.

Teksa është pyetur nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Basha tha se për këtë vendim të Kadias ndihen veç keqardhje.

Sipas PD-së, Kadia u shkarkua pasi krijoi lëvizje politike të financuar nga klientët e qeverisë.

Ndërkohë, Basha u mundua që të tregohej i rezervuar për këtë çështje, ndërsa theksoi se ka një parim në këto çështje statutore.

"Keqardhje kam. Është një person që investoi duke u evidentuar me ideologjinë e djathtë. Me mendimin liberal-ekonomik, bëri investimin e tij dhe papritur mori një vendim që është i tija.

S’mund të ndërhyjë në vendimin e tij individual, kam një keqardhje për investimin e madh që bëri në këtë drejtim, duke shpalosur dhe kritikat e tij ndaj qeverisë. 5 muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizmi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, ai bëri zgjedhjen e tij.

S’kemi nxjerrë asnjë vendim publik për këtë çështje. Vendimi ishte i para një viti. Formulimi i shkresës nuk më kujtohet. Ka një çështje statuore aty që; Anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të bashkëndajnë vlerat PD dhe mesa duket ky ka qenë vendimi pas shpalljes së një lëvizje.

S’ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga PD për këtë çështje. Politika i ka këto shpesh here dhe brenda shtëpisë ka përpjekje konkurrente.”, tha Basha.
Shtuar më 12/11/2020, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori