Mbyllet votimi, shpallen kryetarët e PD-së dega Belsh dhe Maliq (EMRAT)

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur zyrtarisht procesi zgjedhor për kryetarin e Degës Belsh dhe Maliq.

Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD, dega Belsh, u shpall Dritan Flamur Cani me 94% të votave.

Ndërsa në qytetin e Maliqit, kryetari i partisë demokratike, dega Maliq u shpall Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave./albeu.com