Rama i kthehet ashpër Metës: S'ke asnjë kompetencë të fusësh hundët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Tëitter pas letrës së presidentit Ilir Meta për situatën e pandemisë.

Rama thotë se Presidenti nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në punën e ekspertëve, ndërsa e këshillon që sëpari të fillojë të mbajë maskën.

Rama nënvizon se janë ekspertët ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, shkruan Rama.

Shtuar më 28/10/2020, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori