Pas reagimit të ashpër të kryeministrit
Rama për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" të publicistit Veton Surroi, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet
Gjici.
Rama e cilësoi këtë vendim si lajthitje kolektive, ndërkohë që
Gjici shton se ishte një veprim i nxituar dhe se kërkon ndjesë për këtë vendim.
"Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK!
Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale. Safet
Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës."- shkruan
Gjici.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 17:54