Një djalë dhe një vajzë fusin me forcë 38 vjeçarin në makinë dhe e dhunojnë, arresohet 25-vjeçari, në hetim bashkëpunëtorja e tij

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë dhe një 29-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë.

Dy të rinjtë, banues në Shkodër, dyshohet se kanë marrë në makinë me forcë një 38-vjeçar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë marrë në makinë, pa dëshirën e tij, shtetasin A. S., 38 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij”, njofton policia.