Rama: Në PD vendos Sali Berisha
UPDATE - Edi Rama në intervistën dhënë për "Top Story" ka sqaruar edhe faktin se përse ishte i pranishëm në tryezë edhe Petrit Vasili.

Kryeministri tha se ishte parashikuar që në tryezë të ishte Bashkim Fino por meqë ishte jashtë shtetit, erdhi Petrit Vasili.

"Ku qëndron e keqja që pjesë e tryezës ishte një eksponent i LSI-së? LSI nuk u fut tani. LSI ka qenë e futur në koalicion", tha Rama.

Ai shtoi edhe se PD-ja udhëhiqet realisht nga Berisha dhe jo nga Basha.

Rama do të nisë tashmë sa duket punën për gjetjen e 94 votave për ta miratuar Reformën në Drejtësi.

21:40: Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin "Top Story" në Top Channel për negociatat e zhvilluara me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Rama u shpreh se, mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës për miratimin me shumicë të cilësuar (94 vota) çdo emërim të Parlamentit në sistemin e drejtësisë.

Ai paralajmëroi prokurorët dhe gjyqtarët se nuk ka parti që ua mbron pasurinë sipas tij të vjedhur.

“PD duhet të zgjedhë, ose do t’i bëjë rezistencë kalimit të reformës ose do të bashkohet për të kaluar reformën për të ndërtuar një sistem të gjeneratën tjetër”, u shpreh Rama.

I pyetur sesi është e mundur që fjalimin pas mbledhjes me Bashën e kishte të parapërgatitur, Rama tha se kishte gati dy fjalime: një për dakordësi dhe tjetra për mosdakordësi të opozitës për Reformën në Drejtësi. /Albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori