Rama i kap Bashës gafën e rradhës: I shtyu zgjedhjet më 25 qershor!
Kryeministri Edi Rama kohët e fundit po publikon në Instagram thuasje çdo video ku kapen duke bërë gafa përfaqësues të opozitës, por kryesisht kryedemokratin Lulzim Basha.

Së fundmi kreu i PD ngatërroi datën e zgjedhjeve në një bashkëbisedim me pedagogët.

Në vend që të thoshte 25 prill, Basha tha 25 qershor, datën e zgjedhjeve të vitit 2017.

“Unë të siguroj që me qeverinë tonë do të marrë fund. 25 qershori është data e fillimit të shërimit të të gjitha plagëve, edhe e plagëve të shërimit të arsimit.

Për këtë natyrisht nuk dal t’ju them që jam eksperti dhe unë kam zgjidhjen.

Edhe nga ju vetë kanë dalë disa përqasje, por ju garantoj që cilado përqasje që do biem dakort për arsimine lartë, do të jetë përqasje e standarteve europiane, për këtë ju jap garancinë absolute në emrin tim dhe të Partisë Demokratike”, tha Basha para pedagogëve.

Ndërkohë krahas videos, Rama shkruan me ironi: U shtynë zgjedhjet në 25 qershor??? Eh mër Artist ti je njish fiks për dysh.

Shtuar më 02/11/2020, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori