Rama i jep postin e rendësishëm kundërshtarit të Bashës në PD
Janë zbardhur propozimet e Këshillit të Ministrave për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Emrat që qeveria i ka dërguar parlamentit për votim janë; Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi. Mes tre emrave të propozuar nga qeveria tërheq vëmendjen ai i ish-ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë Berisha, Ridvan Bode, ndërsa Suela Popa është gruaja e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është praktikisht qeveria e BSH-së që merr vendime të rendësishme për rolin e këtij institucioni në ekonominë dhe financat e vendit.

Bode njihet si kundërshtar i fortë i Bashës në PD, ndërsa mbështetja e bashkëshortes së Tavos së LSI-së tregon se zënkat janë vetëm për publikun, pasi nën tavolinë politikanët dinë të merren vesh shumë mirë me njeri-tjetrin.

Vendimi i qeverisë me tre emrat e propozuar për Këshillin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj Banka e Shqipërisë ndodhet në ngërç, pasi Këshilli Mbikqyrës nuk mund të marrë vendime, njësoj si Gjykata Kushtetuese, apo Gjykata e Lartë. Në datë 21 nëntor dështoi për të dytën herë brenda 14 ditësh mbledhja normale e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi ka vetëm 3 anëtarë, ndërsa 6 të tjerëve u ka mbaruar mandati dhe që duhet të zgjidhen nga Kuvendi (lexo këtu).

Lista emërore e aplikantëve për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë
1. ALBA QIRJAZI
2. ALBANA DHIMITRI
3. ALEKO POLO
4. ARBEN ZIBRI
5. ARJETA ABAZI
6. ARTAN CELO BORAJ
7. ARTUR RIBAJ
8. AZMI STRINGA
9. BARDHYL CEKU
10. BRUNILDA DURAJ
11. DENADA PRIFTI
12. DRINI IMAMI
13. EDLIRA LUÇI
14. ELA GOLEMI
15. ELIRA KOKONA
16. ELONA GJIKA
17. ELVIN MEKA
18. ELVIS CIBUKU
19. ELVIS PONARI
20. ELVIS ZERVA
21. ERGYS MISHA
22. ERMIR HAJDINI
23. FATMIR KOLA
24. FLUTURA VEIPI
25. INES MUÇOSTEPA
26. INGRID BUÇKA (SHULI)
27. MAJLINDA DEMKO (GJATA)
28. NAJADA XHAXHA
29. NIKOLLAQ PANO
30. OLTION RRUMBULLAKU
31. PANDI MADHI
32. REDIH LLESHI
33. REZARTA BITRI
34. RIDVAN BODE
35. SEIMIR ELBASANI
36. SUELA POPA
37. VISAR MALAJ
38. VJOLLCA BRAHO
Shtuar më 24/11/2018, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori