Çfarë i shkakton njeriut izolimi ekstrem? Historia e gruas që kaloi 500 ditë e vetme në një shpellë

Nga Ruth Ogden

Të jetuarit për një vit e gjysmë vetëm në një shpellë, mund të duket si një makth për shumë njerëz. Por atletja spanjolle Beatriz Flamini doli e buzëqeshur nga aty, dhe tha se mendonte se kishte pasur më shumë kohë për të përfunduar librin e saj.

Ajo ishte privuar nga çdo kontakt me botën e jashtme gjatë eksperimenti të saj mbresëlënës në lidhje me qëndrueshmërinë njerëzore. Për 500 ditë, dokumentoi përvojat e saj, që t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë efektet e izolimit ekstrem. Një nga gjërat e para që u bë e dukshme në 12 prill 2023 kur ajo doli nga shpella, ishte se sa fluide është koha.

Ajo formëson më shumë nga tiparet e personalitetit vetjak dhe njerëzit përreth jush sesa nga një orë që kalon. Kur bisedonte me gazetarët për përvojat e saj, Flamini shpjegoi se e humbi shumë shpejt ndjenjën e kohës. Ajo ishte aq e madhe saqë kur ekipi i saj mbështetës shkoi për ta marrë, Beatriz u befasua kur i thanë se kishte mbaruar koha e eksperimentit.

Ajo vetë besonte se kishte qenë në shpellë për 160-170 ditë. Po pse e humbi ndjenjën e kohës? Veprimet, emocionet tona dhe ndryshimet në mjedisin përreth nesh, mund të kenë efekte të fuqishme tek mënyra sesi e përpunojnë kohëmendjet tona. Për shumicën e njerëzve, lindja dhe perëndimi i diellit shënojnë kalimin e ditëve, dhe rutinat e punës dhe ato sociale shënojnë kalimin e orëve.

Në errësirën e një shpelle nëntokësore, pa shoqërinë e të tjerëve, zhduken shumë sinjale të kalimit të kohës. Pra për monitorimin e kalimit të kohës, Flamini mund të jetë bërë më e varur nga proceset psikologjike. Një nga mënyrat sesi ne mbajmë gjurmët e kalimit të kohës është kujtesa.

Nëse nuk e dimë për sa kohë kemi bërë diçka, përdorim numrin e kujtimeve të formuara gjatë ngjarjes si një indeks të sasisë së kohës që ka kaluar. Sa më shumë kujtime të krijojmë në një ngjarje apo epokë, aq më gjatë e perceptojmë se ka zgjatur ajoZakonisht, ditët dhe javët mëtë ngarkuara, të mbushura me shumë ngjarje të reja dhe emocionuese, mbahen mend si më të gjata se sa ato më monotone ku nuk ndodh asgjë e rëndësishme.

Për Flamini, mungesa e ndërveprimit social, e kombinuar me mungesën e informacionit për familjen dhe çështjet aktuale (lufta në Ukrainë, rihapja e shoqërive pas bllokimeve të Covid19), mund ta ketë ulur ndjeshëm numrin e kujtimeve që ajo formoi gjatë izolimit të saj.

Vetë Flamini deklaroi pas daljes nga shpella:Mua më ka ngecur ora më 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur më pas në botë”. Humbja e ndjenjës së kohës mund të pasqyrojë gjithashtu reduktimin e rëndësisë që ka kohës në jetën brenda shpellave.

Në botën e jashtme, ngarkesa e jetës moderne dhe presioni social për të shmangur humbjen e kohës, nënkuptojnë se shumë prej nesh jetojnë në një gjendje të vazhdueshme të stresit ndajkohës. Për ne, ora është një matës se sa produktivë dhe të suksesshëm jemi ne.

Por Flamini nuk është e para që përjeton një ndryshim në përvojën e saj të kohës, pas një ndryshimi të tillë mjedisor. Përvoja të ngjashme u raportuan nga shkencëtari francez MishelSifre gjatë ekspeditave të tij në shpella nga 2-6 muaj në vitet 1960-1970.

Një humbje e ndjenjës së kohës, është raportuar vazhdimisht nga të rriturit dhe fëmijët që kaluan periudha të gjata të izolimit në bunkerë bërthamorë (për qëllime kërkimore) në kulmin e Luftës së Ftohtë. Gjithashtu, raportohet shpesh nga njerëz që vuajnë dënime me burg dhe u përjetua gjerësisht nga publiku i gjerë gjatë bllokimeve të COVID-19.

Shpellat, bunkerët bërthamorë, burgjet dhe pandemitë globale ndajnë dy karakteristika tëpërbashkëta, që duket se krijojnë një ndjenjë të ndryshuar të kohës. Ato na izolojnë nga bota e gjerë dhe përfshijnë hapësira të mbyllura. Megjithatë Flamini jetoi me një kalendar bosh që shtrihej në të ardhmen e saj.

Asnjë takim pune për tu përgatitur, asnjë takim drejt të cilit duhet nxituar, dhe asnjë kalendar kontaktesh sociale për t’u menaxhuar. Ajo pati një jetë me një ritëm të pavarur, ku mund të hante, flinte dhe lexonte si dhe kur i pëlqente. Ajo merrej me pikturën, stërvitej dhe dokumentonte në një ditar përvojat e saj.

Kjo mund ta ketë bërë të parëndësishme kalimin e kohës. Ndërsa ritmet biologjike të gjumit, etjes dhe tretjes morën përparësi ndaj akrepave të orës, Flamini mund ti ketë kushtuar gjithnjë e më pak vëmendje kalimit të kohës, duke bërë që ajo përfundimisht të humbasë gjurmët e saj.

Aftësia e Flamini për të lënë kohën të rrjedhë, mund të jetë rritur nga dëshira e saj e fortë për të arritur qëllimin e saj të qëndrimit 500-ditor në shpellëTek e fundit, ajo vendosi vetë të hynte në shpellë dhe mund të largohej nëse donte. Por për njerëzit që mbyllen diku kundër vullnetit të tyre, koha mund të bëhet vetë një burg.

Të burgosurit e luftës dhe njerëzit që vuajnë dënimet me burgraportojnë shpeshherë se monitorimi i kalimit të kohës mund të shndërrohet në një fiksim. Duket që ne njerëzit jemi në gjendje ta lëmë vërtet kohën të rrjedhë vetëm kur e kemi nën kontroll. Liria e Flamini mund të bëjë që braktisja e civilizimit për një shpellë të duket si një perspektivë tërheqëse. Megjithatë, jeta nëntokë nuk është për ata me një zemër të dobët. Mbijetesa varet nga aftësia juaj për të mbajtur një nivel të lartë të qëndrueshmërisë mendore. Nëse keni aftësinë për të qëndruar të qetë kur gjërat vështirësohen, thelbësore është pasja e një besim të fortë se i keni nën kontroll sjelljet tuaja. Megjithatë, mund ta keni më të thjeshtë të çaktivizoni njoftimet tuaja në celular, të pastroni kalendarin dhe të humbisni në një kohë të shkurtër. / “The Conversation” – Bota.al