Rama i del në mbrotje Bollinos dhe Malltezit, i turret presidentin: Ç'i duhet Metës nga i sigurojnë të ardhurat!
Pas sulmeve të bëra nga presidenti Ilir Meta në adresë personale të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama shprehet se ky sulm është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit!

Kryeministri më tej thekson se i vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre.

Reagimi i plotë i Ramës:

Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!

I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!
Shtuar më 25/10/2020, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori