Rama i bindur në të tijën: Në spitalet shqiptare nuk mungon asgjë, pse ikni jashtë
Edhe pse qytetarët po hidhen duke u vetëvrarë nga spitalet COVID ndërsa të tjerë vdesin në trotuare pasi nuk marrin shërbimin e duhur, kryeministri Rama jeton në një botë imagjinare ku mjeksia shqiptare është perfekte dhe asgjë nuk shkon keq.

I ftuar në emisionin "Open" mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama ndër të tjera u pyet se a do të kurohej në Shqipëri nëse do të infekohej me koronavirus, apo do të shkone në Turqi. Përgjigjja e tij ishte se patjetër do të kurohej në spitalet shqiptare, pasi këtu "nuk na mungon asgjë'. Madje në një moment ai tha se është e pakuptimtë që disa qytetarë zgjedhin të kurohen jashtë vendit.

Rama u shpreh:

Pa asnjë problem do të ishte trajtimi këtu. Nuk i kuptoj ata që ikin jashtë. Në rastin e Covid, në spitalet tona s’mungon asgjë që e kanë spitalet jashtë, qoftë nga kurat deri tek aparaturat. Mjekët janë në nivelin e duhur. Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino la veten në dorë të tyre, dhe ja ku është, shumë mirë.

Shtuar më 13/11/2020, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori