Rama i bën një tjetër lëshim PD
Në funksion të arritjes së një kompromisi për Reformën në Drejtësi, kryeministri Rama është shfaqur me një propozim të ri për opozitën, ndërsa ka theksuar se kush është vija e kuqe.

Pozicionet e palëve për vendet e rezervuara siç kërkon opozita apo votim me 2 të 3 siç propozoi së fundmi Partia Socialiste për përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorisë mund të negociohen, thotë Rama.

Ai pranon të bëjë lëshime për këto dy institucione. Por ajo që është vijë e paprekshme dhe e panegociueshme, sipas kryeministrit, janë dy komisionet e reja që do të ngrihen për të kryer vetingun, apo verifikimin dhe certifikimin e të gjithë të zgjedhurve në sistemin e drejtësisë. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2016, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori