Rama: Hetim të paanshëm, asistencë edhe nga SHBA
(UPDATE) Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi sot se është folur për fletë arreste por në fakt ato janë urdhra ndalimi. “Sigurisht që kemi patur motive të mjaftueshme dhe dyshime për të thënë se këta persona janë të përfshirë në ngjarjen e 21 janarit. Gjithçka është për tu verifikuar më tej dhe vet pjesa e ekzekutimit të urdhër ndalimeve do të na ndihmonte për zbardhjen e kësaj çështjeje”, theksoi Ina Rama.

Sipas saj të gjitha arsyet për lëshimin e urdhër ndalimeve janë bërë të ditura dhe janë patur në konsideratë të gjitha dispozitat kushtetuese. “Kam dalë sot këtu për të thënë se Prokuroria është e vendosur ta bëjë këtë hetim të paanshëm dhe po kërkojmë asistencë teknike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E rëndësishme është të mund ta bëjmë hetimin dhe ta zbardhim këtë ngjarje”, nënvizoi Rama.
Shtuar më 25/01/2011, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori