Mbi 8700 të vdekur, Erdogan viziton sot zonat e prekura nga tërmeti

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet që të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, në një kohë kur ekipet e shpëtimit vijojnë misionin e tyre për të nxjerrë njerëzit e zënë nën rrënoja.

Erdogan pritet të vizitojë fillimisht qendrën e qytetit Kahramanmaraş dhe më pas qarkun Pazarcık.

Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën mbi 8700 persona, dhe mbi 37 mijë të tjerë janë plagosur.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaraş, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

Në mënyrë që operacionet e kërkim-shpëtimit të kryhen me shpejtësi, Türkiye dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca, përfshirë provincat: Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

“Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha jo vetëm të historisë së Republikës së Türkiye-s, por edhe të rajonit tonë dhe të botës”, tha dje presidenti Erdoğan.


Shtuar 8.02.2023 09:30