Rama: Hapja e kutive, kusht i panegociueshem
Albeu.com
Hapja e kutive është kusht i panegociueshëm për Partinë Socialiste. Kështu sipas kryetarit të kësaj partie, Edi Rama forca e tij politike shkon në tryezë me Berishën për të hapur kutitë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët ku ndryshe nga herët e tjera, elektorati socialistQ kishte mbushur sallën e akademisë së arteve, z.Rama deklaroi se opozita do të vijojë me protestat krahas dialogut për zgjidhjen e krizës.

Kryesocialisti tha se pikat që do të parashtrojë opozita në tryezën e Presidentit, janë të gjithë aspekteve përfshirë jo vetëm transparencën e kutive por edhe të gjithë deformimet e tjera pas zgjedhore.

Kreu i selisë rozë përjashtoi largimin e tij nga Partia Socialsite në rast të hapjes së kutive dhe nëse PS rezulton humbëse.

Më herët gjatë ditës Presidenti i Republikës Bamir Topi ka njoftuar në faqen zyrtare se vlerëson gatishmërinë për bojkot të dy palëve dhe se do të nise mënjeherë takimet për të zgjidhur krizën.
Shtuar më 05/02/2010, ora 03:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori