Rama hakmerret ndaj Kokëdhimës, shkarkohet si sekretar i reformës strukturore
Kryesia e PS-së është mbledhur sot dhe ka marrë vendim që të shkarkojë ish-deputetin Koço Kokëdhima nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS.

Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Kryesia e PS-së për “Panorama.al”.
Kokëdhima më parë ka mbajtur edhe postin e koordinatorit, por është shkarkuar nga ky post kohë më parë.

Tashmë, ish-deputeti mbetet vetëm anëtar i Asamblesë, në të cilën është zgjedhur me votim.

Për të zëvendësuar Kokëdhimën në postin e sekretarit të Reformës Strukturore është propozuar Stefan Çipa, zv/ministër i Brendsshëm dhe ish-kryetar i Bashkisë së Sarandës.

Kujtojmë këtu se Kokedhima kishte nisur takime ne bazën e PS-se dhe po flitej kohet e fundit për një lëvizje te tij brenda PS-se. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2016, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori