Rama: Grup ekspertesh, per marreveshjen me Greqine
Albeu.com
Kryetari i PS-se, Edi Rama ka reaguar ne lidhje me marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise per kufirin detar mes dy vendeve. Ai ka theksuar se partia e tij ka ngritur nje grup ekspertesh qe do te merren me shqyrtimin e ceshtjes.
Ne perfundim te punes se ketij grupi, sipas liderit socialist, do te merret vendimi i duhur per menyren se si do te veproje opozita.

“Kjo eshte nje nga ato ceshtje per te cilat politika duhet te degjoje e pastaj te flase. I kam ndjekur me shume vemendje te gjitha shqetesimet e shprehura nga zera te pavarur te shoqerise civile. Kemi krijuar nje grup ekspertesh qe do te ndjekin me shume vemendje kete ceshtje e cila ka ne brendesi te saj nje tjeter ngarkese te rende per qeverine shqiptare. Nje pushtet njerezish qe jane shume te paafte dhe te papergjegjshem per te ndermarre hapa”, tha Rama.

“Ne castin kur ekipi yne do te jape nje opinion perfundimtar ne do te reagojme ne rrugen e duhur dhe do te bejme ate qe na takon”, theksoi kreu socialist. (tch)
Shtuar më 14/10/2009, ora 03:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori