Rama: Gjithçka jam, ia dedikoj nënës sime (FOTO LAJM)

Në fakt ishte një shprehje që kryetari i PS, Rama tha se e ka thënë i pari Abraham Linkoln, por që vlen dhe është shumë reale.

"Gjithçka jam dhe jam bërë ia dedikoj nënës sime. Unë nuk jam Abrahami, Pando ( idrejtohet Pandeli Majkos), emri i të cilit bën jehonë si emri i njërit prej liderëve më të mëdhenj që bota ka njohur në gjithë kohërat, por jehona e fjalëve të tij për nënën prek cdo pjesë të zemrës sime. Unë nuk jam as Xhorxh Uashingtoni, por doja të sillja këtu fjalët e tij për të ëmën dhe pse ai dinte dicka për rilindjen. Gjithçka jam ia di për nder nënës sime, gjithçka ia dedikoj asaj, intelektin, moralin, dhe kjo bën jehonë në cdo gërmë në zemrën time", tha Rama.

Rama theksoi se vlerat që i ka dhënë nëna e tij Aneta, t’i verë në shërbim të vendit nesër.

"Mam! Papritur më erdhi para syve imazhi jot me gjysmën tënde më të mirë që sot nuk jeton më. Ti më rrite, me vishje më cojë në kopësht në shkollë, duke u kujdesur për mua duke vënë veten tënde në dispozicionin tim para vetes tënde, më ke dhënë dorën kur jam rrëzuar, duke më shkulur veshin kur e kam pasur keq, duke më dalluar kur kam bërë mirë, duke më dhënë dashurinë tënde, vlerat e tua, duke më bërë njeriun që unë jam. Dhe pa ty unë nuk do isha as ky që jam dhe as këtu ku jam. Dhe nga thellësia e zemrës sime do doja të të thosha sot se nëse e përfytyroj veten time një ditë në shërbim të gjithë njerëzve të këtij vendi, do doja që shërbimi im të ketë vlerat me të cilat time ke rritur dhe vlerat që unë i gjej në cdo fjalë që thua dhe cdo moment të bukur", theksoi kryesocialisti. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori