Rama gjeti në arkën e shtetit vetëm 1.8 milionë lekë
Pëlqej
Qeveria ka mundësi të nxjerrë nga arka e shtetit vetëm 1.8 milionë lekë (18 milionë të vjetra sipas përdorimit popullor). Alarmi i lëshuar nga Kryeministri Edi Rama, në deklarimet e tij të para për mediat në lidhje me gjendjen e gjetur të parave të buxhetit është vërtetuar tashmë nga Akti Normativ për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për buxhetin e vitit 2013">2013, në të cilin pasqyrohen në mënyrë të detajuar të ardhurat reale të arkës së shtetit dhe planifikimet e shpenzimeve dhe të ardhurave për tre muajt e këtij viti.


Sipas Shqip, në relacionin përkatës të përgatitur nga specialistët e Ministrisë së Financave, bëhet e ditur se fondi rezervë i qeverisë për vitin 2013">2013 është harxhuar thuajse i tëri dhe një shumë qesharake ka mbetur në arkë, shumë që mund të cilësohet e vogël për çdo subjekt privat apo edhe individ, përkatësisht 1.8 milionë lekë. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori