Rama gjen shpjegimin pse shqiptarët po arratisen: S'ka problem, nga Kroacia kanë ikur më shumë
Pëlqej
Shqiptarët po largohen çdo ditë edhe më tepër nga vend pasi kanë humbur shpresën se këtu mund të bëjnë një jetë më të mirë.

Tashmë, po ikin më së shumti personat e aftë për punë dhe të shkolluarit duke paralajmëruar një problem të madh në vitet në vijim për punonjës ekspert në sektorin e tyre.

Mirëpo, kryeministri Rama thotë se nuk është aspak problem pse shqiptarët po ikin me vrap nga vendi. Madje sipas tij, kroatët kanë ikur më shumë në numër.

"Çështja e atyre që dalin, ikin dhe vijnë është cështje e kohës dhe lirisë për të lëvizur.

Nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës. Nëse shqiptarët kërkojnë azil, ndodh se nuk jemi anëtarë të BE dhe nuk kemi akses në tregun e punës.

Por nga Kroacia kanë ikur në një vit më shumë se nga Shqipëria. Shifrat e ikjeve janë propagandë në këto vite. Kanë ikur më shumë se kanë ardhur, por vijnë dhe ikin dhe kjo është koha që jetojmë.

Është e sigurt sikur ka njerëz që ikin, ka edhe që vijnë dhe duan të rrinë, ne na takon të shikojmë përpara", tha Rama në një lidhje live sot nga Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori