Rama gjen armikun në PS: Ca drejtora legenë po na prishin punë
Pëlqej
Sa herë që gjendet nën presion, Rama gjen ndonjë "armik" për të vetët që ia hedh më pas për konsum turmës së irrituar të njerëzve, ndërkohë që vijon të qeverisë normalisht pa bërë ndonjë ndryshim thelbësor dhe pa rregulluar shkaqet e situatës së krijuar.

Këtë ka bërë edhe kësaj radhe. Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS ku ka thënë se janë disa "drejtorë legena që po prishin punë për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit".

Po ashtu gjatë mbledhjes, Rama ka kërkuar nga deputetët e majtë, që për çdo rast që do të përballen me akuza politike apo shpifje, ata duhet të nisin procese dhe të denoncojnë çdo rast.

Kryeministri i ka bërë të ditur deputetëve se është ngritur një ekip ekspertësh, që do të ndjek çdo rast shpifje ndaj deputetëve të maxhorancës, duke i ftuar që të veprojnë si kreu i Grupit ët PS-së, Taulant Balla, i cili ka depozituar disa padi ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

Gjatë këtij takimi, Rama ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ndërkohë që ditën e mërkurë do të këtë një mbledhje të zgjeruar të ministrave, për nismën anti-shpifje.
Shtuar më 22/10/2018, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori