Njerëzit që shkojnë në shtrat vonë kanë rrezik të shtuar të sëmundjeve

Njerëzit që qëndrojnë zgjuar natën vonë dhe zgjohen vonë në mëngjes janë në rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2 ose sëmundjet e zemrës, ka zbuluar një studim i ri i publikuar në Experimental Physiology.

Studimi zbuloi se trupat e njerëzve që bëjnë pjesë në këtë kategori kanë një aftësi më të dobët për të djegur yndyrën, domethënë grumbullojnë më lehtë depozitat e yndyrës.

Nga ana tjetër, ata që zgjohen herët kanë më shumë gjasa të përdorin yndyrën si burim energjie dhe zakonisht janë më aktiv fizikisht gjatë ditës.

Çfarë do të thotë e gjithë kjo?

Studiuesit thonë se “bufat e natës” mund të kenë një rrezik në rritje të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës. Por vetëm për shkak se preferoni të qëndroni zgjuar natën vonë, nuk do të thotë që ju do të keni këto probleme shëndetësore.

Sipas Stephen Mullin, profesor i asociuar i metabolizmit dhe endokrinologjisë në Universitetin Rutgers, njohja e preferencave të gjumit është e rëndësishme sepse ndihmon në udhëheqjen e vendimeve të një stili jetese të shëndetshëm për të promovuar reduktimin e rrezikut të sëmundjes.

“Shpresoj që këto gjetje të ofrojnë një shpjegim fiziologjik përse njerëzit janë në rrezik të shtuar të sëmundjes,” tha Mullin për Health. “Nga ana tjetër, njerëzit mund të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të qenë fizikisht aktivë, të hanë një dietë të ekuilibruar gjatë gjithë ditës, të shmangin vaktet e natës vonë dhe të përpiqen të shkojnë në shtrat më herët për të funksionuar ditën tjetër”, thotë Malin.

Çfarë rekomandojnë ekspertët?

– Ushtrime dhe lëvizje të rregullta gjatë ditës, dietë e ekuilibruar, shmangie e aktiviteteve stresuese, mbajini celularët ose tabletat jashtë dhomës së gjumit.