Rama gënjen artistët, projekti i Teatrit Kombëtar është plagjiaturë? (FOTO LAJM)

Projekti i prezantuar nga Rama
Pëlqej
Ditën e djeshme, kryeministri i vendit Edi Rama bëri një prezantim sëbashku me arkitektët në lidhje me Teatrin e ri Kombëtar.

Por ditën e sotme kanë filluar pakënaqësitë e para mes artistëve, madje edhe akuzat.

Ka qenë regjisori Kastriot Cipi i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se projekti për Teatrin e ri Kombëtar, veper e arkitektit danez, Bjarke Ingels,është në fakt një plagjiaturë.

Sipas Cipit, projekti i Teatrit Kombëtar është projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë, i skualifikuar në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut”. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori