Rama: Gati per zgjidhjen qe sjell transparence
Albeu.com
Kreu i PS-së, Edi Rama ka vizituar në spitalin infektiv grevistët e PS-së të cilët kanë lënë grevën për të marrë mjekim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.Ai deklaroi se grevistët janë në gjendje të rënduar, por ata luftojnë për transparencë. "Grevistët janë në grevë për transparencë. Të gjithë duhet të fokusohemi te transparenca. Çështja nuk është e një pale, por e çdo pale", tha ai.
I pyetur nga gazetarët për deklaratën e ambasadorit të OSBE-së, Robert Bosch se palët kanë në tavolinë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, Rama tha se opozita është e vendosur për çdo rrugë për i jep zgjidhje transparencës".
Fjala e zotit Rama u ndërpre pas kësaj deklarate për shkak të një zonje e cila kritikonte kreun e PS-së ndërsa fliste për gazetarët.
Shtuar më 14/05/2010, ora 13:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori