Rama: Gati për një fitore shembullore
Kandidatët e PS dhe të LSI të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 21 qershorit për bashkitë e qyteteve në vend, janë mbledhur në një takim në ambientet e Galerisë së Arteve. Rama ka postuar në Facebook një mesazh, në të cilën thotë se është gati për një fitore shembullore të politikës.

"Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve me njerëzit e për njerëzit ndaj politikës së sherreve e shpifjeve ‪#‎Drejtimiiduhur‬", përfundon reagimi i tij.

Zv.Kryeministri Niko Peleshi, u shpreh se ky ishte takimi i parë unifikues i kandidatëve të këtij koalicioni. “Mesazhi kryesor ishte unifikimi i kandidaturave jo si të një partie politike, por si një koalicion i zgjeruar. Koalicioni ynë po futet në këtë fushatë larg toneve të ashpra politike dhe pranë qytetarëve. Është një formacion kandidatësh ku dominon prezenca e zonjave kandidate, të cilat do të kenë mbështetje maksimale të zgjedhësve. Synojmë të faktojmë një frymë pozitive dhe për kandidatët”.

Ndërkaq, deputeti socialist Taulant Balla, e ka quajtur këtë takimin e parë mes fituesve. “Ishte një takim i shkëlqyer. Nuk kemi për të thënë ndonjë gjë, pasi ishte një takim organizativ. Ishte një takim i parë mes deputetëve, ministrave dhe 61 kandidatëve fitues në 61 bashki të vendit”, tha Balla. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori