Rama fyen opozitën, ndërpritet seanca
Seanca e sotme ka qënë mjaft e tensionuar. Gjatë fjalës së tij, Rama ka përmendur deputetin e PD, Flamur Noka dhe Partinë Demokratike, në lidhje me pajisjen e përgjimit.

Ai iu drejtua me ironi deputetit Noka dhe opozitës, duke e quajtur “një tufë”. Kjo ka bërë që deputeti demokrat të ngrihej në këmbë dhe t’i afrohej Ramës tek foltorja ku po fliste.

Menjëherë jane mbledhur punonjësit e Gardës duke rrethuar kryeministrin. Nga ana tjetër, Rama është dëgjuar t’u drejtohej gardistëve: “O çuna, uluni”.

Noka ka vijuar protestën e tij në këmbë para foltores duke kërkuar mbledhjen e Byrosë Kombëtare.

Përsëritja e ironisë nga ana e Rames ndezi më shumë gjakrat. Në këtë moment, të gjithë deputetët e PD u ngritën në këmbë, gjë që detyroi drejtuesen e seancës Valentina Leskaj të ndërpriste përkohësisht punimet e Kuvendit. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori