Rama fton sipërmarrësit italianë: Investoni te ne
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dyditore në rajonin e Venetto-s të Italisë, ku u takua me sipërmarrësit e këtij rajoni, lidhur me potencialet dhe avantazhet që ofron Shqipëri për investim.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama, teksa ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri, vuri në dukje se qeveria shqiptare ka krijuar një strukturë lehtësuese shoqërimi për investitorët e huaj, duke shmangur të gjithë burokracitë.

Gjithashtu, Rama nënvizoi edhe miratimin e kuadrit ligjor, i cili u lejon investitorëve marrjen e hapësirave me qera për vetëm 1 euro, ose e thënë ndryshe, falas, për një periudhë 20-40 vjeçare.

"Ne kemi ngritur një strukturë lehtësuese shoqërimi për sipërmarrjet dhe sipërmarrësit që vijnë në Shqipëri për të shmangur të gjithë burokracitë. Kemi miratuar gjithashtu një kuadër ligjor, i cili lejon ofrimin e hapësirave me qera për një euro në vit, pra falas, për një periudhë 20-30-40 vjeçare, varet nga lloji i investimit, lloji i strukturës që do të vendoset aty", theksoi Rama.

Kjo masë, bëri të ditur Kryeministri Rama, ka dhënë rezultat të menjëhershëm, me një rritje prej 30% të eksporteve në vend, në më pak se 7 muaj.

"Kjo masë ka dhënë një rezultat të menjëhershëm në këtë sektor, në të cilin kemi patur një rritje të eksporteve me 30 % që në vitin tonë të parë. Pasi punën si qeveri e re kemi nisur në shtatorin e viti të kaluar, ndërsa paketën mbështetëse për sektorin e manifakturës e kemi vënë në zbatim në fillim të këtij viti. Pra, në më pak se 7 muaj verifikuam një rritje prej 30 %. Gjithashtu e vendosëm të gjithë sektorin e manifakturës në kategorinë e eksportuesve pa risk, gjë që e bën kalimin burokratik në dogana shumë më të shpejtë", tha kreu i qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori