Rama foli për udhëheqësit shqiptar të Athinës, "tërbohen" mediat greke
Kryeministri Rama bërinjë postim dje në profiling e tij në Facebook duke theksuar rrenjët shqiptare të drejtuesve të Athinës në shekullin e XVII duke shkaktuar irritim të madh në mediat greke. Mëngjesin e sotëm, mjaft media greke i janë sulur atij duke e akuzuar edhe për “injorancë historike”

Pro News shkruan se Rama nuk e njeh historinë e Athinës dhe ngatërron faktet, të cilave u referohet.

"Duket se z.Rama injoron faktet bazike sa i përket gjakut shqiptar të Gjergj Dushmanit apo në lidhje edhe me Patriarkun e Athinës në vitin 1686. Në fakt, drejtus i Athinës në këtë vit s’ka qenë Gjergj Dushmani por dikush tjetër dhe Gjergj Dushmani ishte pjesë e fisnikërisë së këtij qyteti. Po ashtu, Athina ka qenë e varur nga Patriarkana e Stambollit dhe jo më vete. E dyta, shqiptarët që ishin atëhere aty janë shpërndarë nëpër territorin e sotëm të Greqisë ishin ortodoksë grekë dhe s’kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm. Të shkakton të qeshura injoranca e Kryeministrit të Shqipërisë"., shkruan Pro News.

Media të tjera i cilësuan deklaratat e Ramës si hedhje benzine në zjarr. "Me ofensivë të paparë, nacionalizëm ekstrem ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama në deklaratën e ministrit të Jashtëm grek për banesat në Himarë" -shkruajnë mediat greke. /Albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori