TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Rama flet për përmbytjet, falenderon Lulzim Bashën
Kryeministri i vendit Edi Rama më në fund është bërë i gjallë. Doli në një deklaratë për mediat nga ura e Mifolit ku fillimisht ka falënderuar Lulzim Bashën.

Më pas Rama i ka marrë me radhë duke i falënderuar, nga ministrja Olta Xhaçka deri tek prefektët e zgjedhur prej tij.

‘Mund të ndjekin situatën përmes ekraneve, unë dua në radhë të parë të falënderoj Lulzim Bashën, kryetarin e PD që dje shprehur dje mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet për buxhetin dhe të na jepte mundësinë të mbyllnim seancën dhe të ishim në krye të detyrës.

Dua të falënderoj shumë sinqerisht ministren e Mbrojtjes që prej atij momenti ka qenë në terren së bashku me forcat e armatosura dhe grupet e Emergjencave Civile. Kemi gatishmërinë më maksimale më të madhe në krahasim me vitet e tjera sepse kemi dhe eksperiencën e duhur.

Situata ishte e paralajmëruar. Fuqitë tona apo logjistike janë të kufizuara, por falë operacioneve të shpëtimit posaçërisht gjatë natës se dita është më e lehtë dhe të mos kemi humbje në njerëz. Fatkeqësisht ka humbur jetën në krye të detyrës një punonjës i OSHEE-së. Unë do të shpreh ngushëllimet për të. Do të falënderoj dhe prefektët që kanë bërë punë të shkëlqyer dhe kryetarët e bashkive për gjithë punën që kanë bërë dhe po bëjnë.

Përsëris apelin që gjithë qytetarët në zonat e prekshme në vijim se parashihet një fryrje e mëtejshme e lumit të Vjosës nga prurjet që vijnë nga matanë kufirit dhe sjellin prekjen e shumë zonave në këtë peng që të jenë vazhdimisht të vëmendshëm dhe ti përgjigjen kërkesës së strukturave për t’u evakuuar. Ministria e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë janë të angazhuar. Të shpëtojmë njerëz, sa të mundemi bagëtitë dhe kur të dalë dielli, pjesa tjetër të bilanceve’ tha Edi Rama nga Vlora.
Shtuar më 01/12/2017, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori